Category: Projekte dhe Aktivitete
Shpërndarja e pakove ushqimore në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit në bashkpunim me Hasenen.
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit,Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në bashkëpunim me shoqatën partnere Hasene , realuam shpërndarjen e pakove ushqimore për 120 familjet në nevojë ,familjet me fëmijë jetimë dhe për fëmijët me aftësi të veçanta. Ky aktivitet synon të lehtësojë përgatitjet për muajin e shenjtë dhe të forcojë vlerat e…
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në bashkëpunim me organizatën kryesore partnere IHH NL, realizuan shpërndarjen e pakove ushqimore.
Ky aktivitet u mundësua falë kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme të IHH NL, të cilët edhe këtë vit dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj familjeve më të ndjeshme në shoqëri. Pakot ushqimore iu dhuruan: familjeve me fëmijë jetimë personave me aftësi të veçanta familjeve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike Ky projekt synon të lehtësojë…
Solidaritet nga Diaspora ,Pako për 8 Familje në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit,
Ky donacion po mundësohet nga një bashkëvendës nga Presheva me qëndrim në Gjermani , i cili tregoi se lidhja me vendlindjen dhe kujdesi për familjet në vështirësi mbetet i fortë. Pakot ushqimore do të dorëzohen te familjet në ditët në vazhdim ,duke sjellë lehtësim, gëzim dhe shpresë në ditët e bekuara të Ramazanit.
Në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran do të realizohet edhe vendosja e dyshemesë së re, një investim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve mësimore dhe rritjen e standardeve në arsim.
Ky projekt synon krijimin e një ambienti më të sigurt, më higjienik dhe më funksional për nxënësit dhe stafin e shkollës. Dyshemeja e re do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e hapësirës mësimore, duke ofruar: Siguri më të madhe për nxënësit Kushte më të mira higjienike Pamje më moderne të klasave Qëndrueshmëri afatgjate Ky investim…
IFTARI I ORGANIZUAR NË PARTNERITET ME IHH NL
Iftari u organizua në partneritet me shoqatën partnere IHH NL, në frymën e solidaritetit dhe bashkimit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Në këtë iftar morën pjesë: Fëmijët jetimë Fëmijët me aftësi të veçanta Punëtorët e sektorit të pastrimit nga Moravica Përfaqësues nga institucionet arsimore të shkollave shqipe Përfaqësues dhe nxënës nga Medreseja e Luginës…
Shpërndarja e Pakove Ushqimore në Frymën e Solidaritetit
Në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në partneritet me IHH NL. Dje realizuam shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në Preshevë dhe Bujanoc. Këto pako ushqimore përmbanin produkte bazë jetike, të cilat ndihmojnë familjet për përgatitjen e iftarit dhe përballimin më të…
Muaji i Dytë i Kursit të Rrobaqepësisë, përkushtimi vazhdon.
Kursi i rrobaqepësisë, i organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), ka hyrë në muajin e dytë të zhvillimit, duke vazhduar me intensitet dhe përkushtim të lartë nga pjesëmarrëset. Gjatë kësaj periudhe, kursantet po thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale duke: Mësuar teknika më të avancuara të qepjes Praktikuar prerjen dhe modelimin…
Në fshatin Miratocë të Komunës së Preshevës, drejtori i Shkollës Fillore “Abdulla Krashnica”, z. Gafurr Hyseni, përmbyll me dinjitet rrugëtimin e tij shumëvjeçar në arsim, duke hyrë në pension pas një angazhimi të gjatë dhe të suksesshëm.
Gjatë viteve të drejtimit, ai ka qenë shembull i përkushtimit, korrektësisë dhe vizionit për avancimin e procesit mësimor. Bashkëpunimi i tij me institucionet dhe me Shoqatën Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ka qenë gjithmonë i hapur, konstruktiv dhe në shërbim të përmirësimit të kushteve për nxënësit dhe shkollën në përgjithësi. Shoqata Vizioni për Zhvillim…
PAKO USHQIMORE VAZHDOJMË EDHE NË KOMUNËN E BUJANOCIT
Sot vazhduam shpërndarjen e pakove ushqimore në Komunën e Bujanocit, duke qenë pranë familjeve në nevojë. Me përkushtim dhe përgjegjësi, ekipet tona ishin në terren për të siguruar që ndihma të arrijë aty ku është më e domosdoshme.Faleminderit për bashkpunimin e ofruar ZAMZAM CHARITY. Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 03.03.2026 Preshevë
Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, u organizua edhe iftari i radhës në partneritet me shoqatën tonë partnere IHH NL
Ky iftar mblodhi së bashku familje në nevojë, përfaqësues të komunitetit dhe bashkëpunëtorë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë solidariteti dhe bashkimi. Në këtë frymë, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe komunitetit për të sjellë ndryshim pozitiv dhe për të mbështetur familjet gjatë këtij muaji të shenjtë. Shërbimi për informim pranë– VZHK-së ,…

