Shpërndarja e Pakove Ushqimore në Frymën e Solidaritetit

Në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në partneritet me IHH NL.

Dje realizuam shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në Preshevë dhe Bujanoc.

Këto pako ushqimore përmbanin produkte bazë jetike, të cilat ndihmojnë familjet për përgatitjen e iftarit dhe përballimin më të lehtë të ditëve të Ramazanit.

Përfitues të kësaj ndihme ishin:

• Fëmijë jetimë

• Persona me aftësi të veçanta

• Familje me kushte të vështira ekonomike

Falënderojmë të gjithë donatorët dhe partnerët që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti humanitar.

Çdo pako është një buzëqeshje më shumë në sofrën e iftarit.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 27.02.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *