Në kuadër të vizitës sonë në Turqi, patëm mundësinë të zhvillonim një bashkëbisedim me deputetin Rifat Sait , nga AK Parti ,parti politike që udhëhiqet nga kryetari i saj z. Recep Tayyip Erdoğan

Në këtë takim , u theksua veprimtaria e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), me angazhimin e saj të vazhdueshëm në realizimin e projekteve sociale, arsimore, bujqësore dhe shëndetësore, si dhe roli i saj në mbështetjen e kategorive në nevojë dhe forcimin e zhvillimit lokal. Bashkëbisedimi u zhvillua në një frymë institucionale dhe miqësore,…

Gjatë vizitës sonë në Turqi, patëm kënaqësinë të vizitonim edhe organizsten tone partnere , Edirne Mimar Sinan Vakfı, ku u pritëm me mikpritje të ngrohtë dhe respekt të veçantë.

Bashkëbisedimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe konstruktive, të karakterizuar nga respekti i ndërsjellë dhe vullneti për shkëmbim përvojash. Takimi na la përshtypje shumë pozitive dhe forcoi ndjenjën e afërsisë dhe mirëkuptimit, duke e bërë këtë vizitë një përvojë të vlefshme dhe frymëzuese. Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 03.02.2025 Preshevë

Shpërndarja e pakove ushqimore në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit në bashkpunim me Hasenen.

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit,Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në bashkëpunim me shoqatën partnere Hasene , realuam shpërndarjen e pakove ushqimore për 120 familjet në nevojë ,familjet me fëmijë jetimë dhe për fëmijët me aftësi të veçanta. Ky aktivitet synon të lehtësojë përgatitjet për muajin e shenjtë dhe të forcojë vlerat e…

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në bashkëpunim me organizatën kryesore partnere IHH NL, realizuan shpërndarjen e pakove ushqimore.

Ky aktivitet u mundësua falë kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme të IHH NL, të cilët edhe këtë vit dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj familjeve më të ndjeshme në shoqëri. Pakot ushqimore iu dhuruan: familjeve me fëmijë jetimë personave me aftësi të veçanta familjeve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike Ky projekt synon të lehtësojë…

Në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran do të realizohet edhe vendosja e dyshemesë së re, një investim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve mësimore dhe rritjen e standardeve në arsim.

Ky projekt synon krijimin e një ambienti më të sigurt, më higjienik dhe më funksional për nxënësit dhe stafin e shkollës. Dyshemeja e re do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e hapësirës mësimore, duke ofruar: Siguri më të madhe për nxënësit Kushte më të mira higjienike Pamje më moderne të klasave Qëndrueshmëri afatgjate Ky investim…

IFTARI I ORGANIZUAR NË PARTNERITET ME IHH NL

Iftari u organizua në partneritet me shoqatën partnere IHH NL, në frymën e solidaritetit dhe bashkimit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Në këtë iftar morën pjesë: Fëmijët jetimë Fëmijët me aftësi të veçanta Punëtorët e sektorit të pastrimit nga Moravica Përfaqësues nga institucionet arsimore të shkollave shqipe Përfaqësues dhe nxënës nga Medreseja e Luginës…

Shpërndarja e Pakove Ushqimore në Frymën e Solidaritetit

Në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në partneritet me IHH NL. Dje realizuam shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në Preshevë dhe Bujanoc. Këto pako ushqimore përmbanin produkte bazë jetike, të cilat ndihmojnë familjet për përgatitjen e iftarit dhe përballimin më të…

Muaji i Dytë i Kursit të Rrobaqepësisë, përkushtimi vazhdon.

Kursi i rrobaqepësisë, i organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), ka hyrë në muajin e dytë të zhvillimit, duke vazhduar me intensitet dhe përkushtim të lartë nga pjesëmarrëset. Gjatë kësaj periudhe, kursantet po thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale duke: Mësuar teknika më të avancuara të qepjes Praktikuar prerjen dhe modelimin…

Në fshatin Miratocë të Komunës së Preshevës, drejtori i Shkollës Fillore “Abdulla Krashnica”, z. Gafurr Hyseni, përmbyll me dinjitet rrugëtimin e tij shumëvjeçar në arsim, duke hyrë në pension pas një angazhimi të gjatë dhe të suksesshëm.

Gjatë viteve të drejtimit, ai ka qenë shembull i përkushtimit, korrektësisë dhe vizionit për avancimin e procesit mësimor. Bashkëpunimi i tij me institucionet dhe me Shoqatën Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ka qenë gjithmonë i hapur, konstruktiv dhe në shërbim të përmirësimit të kushteve për nxënësit dhe shkollën në përgjithësi. Shoqata Vizioni për Zhvillim…