KONTRIBUO PËR ÇANTA DHE PAJISJE SHKOLLORE

Në vazhdën e angazhimit tonë shumëvjeçar për arsimin në Luginën e Preshevës, VZHK ka realizuar projekte të ndryshme në mbështetje të nxënësve dhe shkollave, duke përfshirë çanta dhe pajisje shkollore, bursa, laptopë, renovime dhe përmirësime të infrastrukturës shkollore. Një nga projektet tona të vazhdueshme është “Çanta për Nxënësit dhe Pajisje Shkollore”, përmes të cilit çdo…

Në kuadër të vizitës së delegacionit të organizatës Muslimehelfen nga Gjermania, u zhvillua një takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe nevojat me të cilat përballet Komuna e Bujanocit, me theks të veçantë në fushat e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik. Gjithashtu, u prezantua puna dhe projektet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në…

Në kuadër të vizitës së delegacionit të organizatës Muslimehelfen nga Gjermania, zhvilluam një takim të frytshëm me nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Armend Aliu.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për sfidat me të cilat përballet Lugina e Preshevës, si dhe për nevojat prioritare të qytetarëve në fushat e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare për realizimin e projekteve që sjellin përfitime konkrete për komunitetin. Falënderojmë…

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ishte në mesin e 48 shoqatave përfituese të mbështetura nga Ministria për Pajtim, Bashkëpunim Rajonal dhe Stabilitet Shoqëror për vitin 2026.

Ky vlerësim është një dëshmi e besimit në punën dhe angazhimin tonë shumëvjeçar në shërbim të komunitetit, veçanërisht për familjet në nevojë, të rinjtë dhe grupet më të ndjeshme shoqërore. Falënderojmë Ministrin Usame Zukorlić dhe Ministrinë për mbështetjen e dhënë. VZHK do të vazhdojë të punojë me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi në realizimin e projekteve…

Gjatë vizitës sonë në paralelen e ndarë të Shkollës Fillore “9 Maji” në fshatin Geraj, u njohëm nga afër me kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor

Pamë se kjo shkollë ka nevoja të shumta për investime dhe mbështetje, me qëllim që nxënësve t’u sigurohen kushte më të mira për mësim dhe zhvillim. Një nga nevojat më urgjente është modernizimi i sistemit të ngrohjes. Aktualisht, shkolla përdor ngrohje me dru, e cila është e kushtueshme për mirëmbajtje, kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe…

Patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në Shoqatën Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) përfaqësuesin e organizatës Muslimehelfen nga Gjermania.

Gjatë kësaj vizite prezantuam punën dhe përkushtimin shumëvjeçar të VZHK-së në realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, veçanërisht në fushat e mirëqenies sociale, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Ishte një mundësi e mirë për të ndarë rezultatet e arritura, sfidat me të cilat përballemi dhe vizionin tonë për zhvillimin e mëtejshëm…

U ndanë certifikatat për gjeneratën e 10-të të Kursit Profesional të Rrobaqepësisë pranë VZHK-së

Sot, në ambientet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) në Preshevë, u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për gjeneratën e 10-të të Kursit Profesional të Rrobaqepësisë. Pas disa muajsh angazhim, mësim dhe punë praktike, kursantet përfunduan me sukses programin e trajnimit, duke fituar njohuri dhe aftësi profesionale që do t’u shërbejnë për…