IFTARI I ORGANIZUAR NË PARTNERITET ME IHH NL

Iftari u organizua në partneritet me shoqatën partnere IHH NL, në frymën e solidaritetit dhe bashkimit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

default

Në këtë iftar morën pjesë:

Fëmijët jetimë

Fëmijët me aftësi të veçanta

Punëtorët e sektorit të pastrimit nga Moravica

Përfaqësues nga institucionet arsimore të shkollave shqipe

Përfaqësues dhe nxënës nga Medreseja e Luginës së Preshevës

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, z. Enkel Rexhepi

Përfaqësues të shoqërisë civile

Qytetarë nga Presheva dhe Bujanoci

Ky organizim ishte një moment i veçantë bashkimi, respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë të pranishmit, duke forcuar lidhjet mes institucioneve, medresesë dhe komunitetit.

Faleminderim për IHH HOLLANDA

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për IHH NL për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në organizimin e këtij iftari.

Falë përkushtimit dhe kontributit tuaj, arritëm të ndajmë sofrën e iftarit me fëmijët jetimë, fëmijët me aftësi të veçanta, nxënësit e Medresesë së Luginës së Preshevës dhe shumë familje e qytetarë nga Presheva dhe Bujanoci.

default

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *