Çanta shkollore për nxënësit e SHF „Sami Frashëri“ në Konçul, Bujanoc.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizuam një aktivitet në mbështetje të arsimit dhe nxënësve të Shkollës Fillore „Sami Frashëri“ në Konçul, Komuna e Bujanocit, gjatë të cilit u shpërndanë çanta shkollore dhe pajisje të nevojshme për nxënësit.

Ky aktivitet përbën një kontribut konkret për nxënësit dhe familjet e tyre, duke ndihmuar në sigurimin e mjeteve të nevojshme për procesin mësimor dhe në krijimin e kushteve më të mira për vijimin e arsimit.

📚 Mbështetja e nxënësve dhe e arsimit është investim në të ardhmen. VZHK do të vazhdojë të angazhohet në mbështetje të fëmijëve, nxënësve dhe institucioneve arsimore në Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *