Në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran do të realizohet edhe vendosja e dyshemesë së re, një investim i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve mësimore dhe rritjen e standardeve në arsim.

Ky projekt synon krijimin e një ambienti më të sigurt, më higjienik dhe më funksional për nxënësit dhe stafin e shkollës. Dyshemeja e re do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e hapësirës mësimore, duke ofruar:

Siguri më të madhe për nxënësit

Kushte më të mira higjienike

Pamje më moderne të klasave

Qëndrueshmëri afatgjate

Ky investim po realizohet edhe falë përkushtimit dhe interesimit të vazhdueshëm të drejtorit Enis Sejdiu, i cili ka shprehur qartë vullnetin dhe angazhimin për t’u ofruar nxënësve kushte sa më të mira dhe dinjitoze për mësim. Bashkëpunimi dhe vizioni i përbashkët për një shkollë më moderne po bëhen realitet hap pas hapi.

Projekti realizohet nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim, në kuadër të angazhimit të saj për forcimin e arsimit në Luginën e Preshevës.

 Sepse arsimi është themeli i zhvillimit.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 22.02.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *