Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) pati nderin të marrë pjesë në Takimin e 32-të të Mimar Sinan Vakfı, të mbajtur në Edrene, ku u mblodhën pjesëmarrës nga Turqia dhe vende të ndryshme.

Me një fjalë rasti, kryetari i VZHK-së, Shefki Jonuzi, përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj kryetarit të Mimar Sinan Vakfı, z. Hasan Gümüş, për ftesën, mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të këtij takimi tradicional. Ai vlerësoi rëndësinë e këtyre organizimeve në forcimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet…

Ishte një nder i veçantë të takonim z. Bilal Erdoğan në Edirne, Turqi.

Ishte një nder i veçantë për Kryetarin e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), Shefki Jonuzi, të zhvillojë një takim me Bilal Erdoğan, djalin e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në qytetin e Edirnes, Turqi. VZHK mbetet e përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e partneriteteve që sjellin mundësi…

Mbështetja që sjell rezultate konkrete në terren!

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi vizita monitoruese tek bujqit përfitues të projektit të mbështetur nga TİKA, përmes të cilit gjatë vitit 2025 u dhuruan motokultivatorë për fermerët në rajonin tonë. Gjatë vizitave u konstatua se motokultivatorët po përdoren në mënyrë aktive dhe po ndihmojnë fermerët në lehtësimin e punëve bujqësore, rritjen e…

U takuam me z. Ekrem Beshkardeş, këshilltar i Komunës së Esenler nga Turqia , në një takim miqësor dhe konstruktiv në Preshevë

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për komunikim dhe bashkëpunim të mëtejmë. Me këtë rast, e falënderuam z. Ekrem Beshkardeş për vizitën që realizoi në Preshevë, si dhe për interesimin dhe respektin e treguar. Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim 09.05.2026 , Preshevë

Në vazhdën e angazhimit për përmirësimin e kushteve në sektorin e shëndetësisë, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), realizuam me sukses donacionin , sigurimin e 6 krevateve për Shtëpinë e Shëndetit – Preshevë.

Ky kontribut përfaqëson një mbështetje konkrete për pacientët dhe stafin mjekësor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Njëkohësisht, ky donacion është dëshmi e qartë e rolit të pazëvendësueshëm të diasporës sonë, e cila vazhdon të qëndrojë pranë vendlindjes me veprime konkrete dhe me ndikim. Shoqata VZHK mbetet e përkushtuar të vazhdojë…

Vizitë në terren tek bujqit përfitues të motokultivatorëve

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të shohim nga afër punën dhe përkushtimin e bujqve në zhvillimin e prodhimit bujqësor. Mirënjohje e veçantë për IHH NL për mbështetjen me serrat bujqësore, si dhe për Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA për sigurimin e motokultivatorëve. Këto kontribute po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve dhe…

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi një tjetër aktivitet në mbështetje të sektorit shëndetësor në Luginën e Preshevës.

Në këtë kuadër, u dhurua një aspirator profesional për Ambulantën e Preshevës, pajisje e rëndësishme që do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për pacientët, veçanërisht në rastet emergjente dhe ndërhyrjet mjekësore. Ky donacion është bërë i mundur falë mbështetjes së vazhdueshme nga diaspora jonë, të cilët edhe një…

Kujtimi nga Presheva, i cili me krenari tregon përkushtimin e tij në punë, duke kontribuar çdo ditë për familjen, ndërkohë që mbetet një nxënës shembullor në shkollë.

Në emër të të gjithë bujqve, Kujtimi shpreh mirënjohjen e tij për TIKA për mbështetjen me motokultivator, si dhe për Shoqatën VZHK për mundësinë e ofruar. Bujqit në përgjithësi, e sidomos të rinjtë si Kujtimi, janë motivi ynë më i madh për t’u angazhuar edhe më shumë, që të jemi gjithmonë pranë tyre dhe t’i…

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet VZHK dhe SH.F.”Abdullah Krashnica”

Patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit me Shkollën Fillore “Abdulla Krashnica” Miratoc, të përfaqësuar nga drejtori z. Muhamet Mustafa. Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, duke vendosur theks të veçantë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt e më…