Vizitë në terren tek bujqit përfitues të motokultivatorëve

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të shohim nga afër punën dhe përkushtimin e bujqve në zhvillimin e prodhimit bujqësor. Mirënjohje e veçantë për IHH NL për mbështetjen me serrat bujqësore, si dhe për Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA për sigurimin e motokultivatorëve. Këto kontribute po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve dhe…

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi një tjetër aktivitet në mbështetje të sektorit shëndetësor në Luginën e Preshevës.

Në këtë kuadër, u dhurua një aspirator profesional për Ambulantën e Preshevës, pajisje e rëndësishme që do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për pacientët, veçanërisht në rastet emergjente dhe ndërhyrjet mjekësore. Ky donacion është bërë i mundur falë mbështetjes së vazhdueshme nga diaspora jonë, të cilët edhe një…

Kujtimi nga Presheva, i cili me krenari tregon përkushtimin e tij në punë, duke kontribuar çdo ditë për familjen, ndërkohë që mbetet një nxënës shembullor në shkollë.

Në emër të të gjithë bujqve, Kujtimi shpreh mirënjohjen e tij për TIKA për mbështetjen me motokultivator, si dhe për Shoqatën VZHK për mundësinë e ofruar. Bujqit në përgjithësi, e sidomos të rinjtë si Kujtimi, janë motivi ynë më i madh për t’u angazhuar edhe më shumë, që të jemi gjithmonë pranë tyre dhe t’i…

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet VZHK dhe SH.F.”Abdullah Krashnica”

Patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit me Shkollën Fillore “Abdulla Krashnica” Miratoc, të përfaqësuar nga drejtori z. Muhamet Mustafa. Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, duke vendosur theks të veçantë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt e më…

Fasada e Shkolla Fillore “Profesor Ibrahim Kelmendi” – Preshevë , tregon qartë nevojën për ndërhyrje dhe investim.

Me mbi 1.000 nxënës që ndjekin mësimin çdo ditë, kjo shkollë përbën një nga shtyllat kryesore të arsimit dhe zhvillimit të komunitetit. Në këto kushte, është e domosdoshme që ambientet shkollore të jenë të përshtatshme, të sigurta dhe motivuese për nxënësit dhe stafin arsimor. Përmirësimi i infrastrukturës, krijimi i hapësirave moderne për mësim dhe aktivitete,…

Përfunduan punimet në Shkollën Fillore “9 Maji” Leran – Preshevë.

Punimet për rregullimin e dyshemeve në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran – Preshevë kanë përfunduar me sukses. Nxënësit tashmë do të zhvillojnë mësimin në kushte më të mira, në një ambient më të sigurt dhe dinjitoz. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ndërtimit të një të ardhmeje…

Në kuadër të vizitës sonë në Turqi, patëm mundësinë të zhvillonim një bashkëbisedim me deputetin Rifat Sait , nga AK Parti ,parti politike që udhëhiqet nga kryetari i saj z. Recep Tayyip Erdoğan

Në këtë takim , u theksua veprimtaria e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), me angazhimin e saj të vazhdueshëm në realizimin e projekteve sociale, arsimore, bujqësore dhe shëndetësore, si dhe roli i saj në mbështetjen e kategorive në nevojë dhe forcimin e zhvillimit lokal. Bashkëbisedimi u zhvillua në një frymë institucionale dhe miqësore,…