Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi një tjetër aktivitet në mbështetje të sektorit shëndetësor në Luginën e Preshevës.

Në këtë kuadër, u dhurua një aspirator profesional për Ambulantën e Preshevës, pajisje e rëndësishme që do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për pacientët, veçanërisht në rastet emergjente dhe ndërhyrjet mjekësore.

Ky donacion është bërë i mundur falë mbështetjes së vazhdueshme nga diaspora jonë, të cilët edhe një herë dëshmuan përkushtimin dhe solidaritetin e tyre ndaj vendlindjes.

Shoqata VZHK shpreh mirënjohje të sinqertë për diasporën për kontributin e çmuar dhe mbetet e angazhuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë me projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Se shumë shpejt do të realizohet edhe një donacion tjetër i radhës, në kuadër të përpjekjeve tona të vazhdueshme për të qenë pranë institucioneve dhe qytetarëve tanë.

21/Prill /2026 , Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *