Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në bashkëpunim me organizatën kryesore partnere IHH NL, realizuan shpërndarjen e pakove ushqimore.

Ky aktivitet u mundësua falë kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme të IHH NL, të cilët edhe këtë vit dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj familjeve më të ndjeshme në shoqëri.

Pakot ushqimore iu dhuruan:

familjeve me fëmijë jetimë

personave me aftësi të veçanta

familjeve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike

Ky projekt synon të lehtësojë barrën e përditshme të këtyre familjeve dhe të sjellë gëzim e shpresë në ditët e bekuara të Ramazanit.

VZHK mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe falënderon sinqerisht partnerët dhe donatorët për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 14.02.2026

Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *