Pas shpërndarjes së motokultivatorëve vitin e kaluar (2025), sot filluam vizitat në terren për të parë nga afër përdorimin e tyre dhe ndikimin konkret tek bujqit përfitues në Preshevë dhe Bujanoc.
Nga afër po shohim se si kjo mbështetje po lehtëson punën e përditshme të fermerëve, duke rritur efikasitetin dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë lokale.

Çdo vizitë është dëshmi se investimet e tilla kanë vlerë të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve dhe në forcimin e ekonomisë rurale.
Falënderim i veçantë për Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e komunitetit tonë.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) mbetet e përkushtuar që të jetë pranë bujqve jo vetëm me projekte, por edhe me ndjekje të vazhdueshme në terren, për të siguruar që çdo mbështetje të japë rezultatet e synuara.


Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 09.04.2025 Preshevë

