Me mbi 1.000 nxënës që ndjekin mësimin çdo ditë, kjo shkollë përbën një nga shtyllat kryesore të arsimit dhe zhvillimit të komunitetit. Në këto kushte, është e domosdoshme që ambientet shkollore të jenë të përshtatshme, të sigurta dhe motivuese për nxënësit dhe stafin arsimor. Përmirësimi i infrastrukturës, krijimi i hapësirave moderne për mësim dhe aktivitete, si dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e objektit, janë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë në arsim.

Një pamje më dinjitoze e shkollës nuk është vetëm çështje estetike, por ndikon drejtpërdrejt në motivimin e nxënësve, në përkushtimin e mësimdhënësve dhe në imazhin e përgjithshëm të institucionit. Investimi në kushte më të mira është investim në të ardhmen e brezave të rinj, duke u ofruar atyre një mjedis ku mund të zhvillojnë potencialin e tyre në mënyrë të plotë dhe të denjë.
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 16.04.2025 Preshevë

