Gjatë vizitës sonë në paralelen e ndarë të Shkollës Fillore “9 Maji” në fshatin Geraj, u njohëm nga afër me kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor

Pamë se kjo shkollë ka nevoja të shumta për investime dhe mbështetje, me qëllim që nxënësve t’u sigurohen kushte më të mira për mësim dhe zhvillim.

Një nga nevojat më urgjente është modernizimi i sistemit të ngrohjes. Aktualisht, shkolla përdor ngrohje me dru, e cila është e kushtueshme për mirëmbajtje, kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe nuk siguron efikasitetin e nevojshëm.

Kalimi në një sistem ngrohjeje me pelet do të sillte përfitime të shumta, duke ofruar ngrohje më të qëndrueshme, më ekonomike, më të sigurt dhe më miqësore me mjedisin, si dhe do të përmirësonte ndjeshëm kushtet për zhvillimin e procesit mësimor gjatë sezonit dimëror.

Ne besojmë se investimi në arsim është investim në të ardhmen e komunitetit tonë.

Prandaj, Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim shpresojmë që përmes bashkëpunimit me partnerët dhe donatorët tanë të krijojmë mundësi konkrete për të mbështetur këtë shkollë dhe shkolla të tjera me nevoja të ngjashme në Luginën e Preshevës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *