Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ishte në mesin e 48 shoqatave përfituese të mbështetura nga Ministria për Pajtim, Bashkëpunim Rajonal dhe Stabilitet Shoqëror për vitin 2026.

Ky vlerësim është një dëshmi e besimit në punën dhe angazhimin tonë shumëvjeçar në shërbim të komunitetit, veçanërisht për familjet në nevojë, të rinjtë dhe grupet më të ndjeshme shoqërore.

Falënderojmë Ministrin Usame Zukorlić dhe Ministrinë për mbështetjen e dhënë. VZHK do të vazhdojë të punojë me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve.

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

20.07.2026 , Beograd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *