Në vazhdën e angazhimit për përmirësimin e kushteve në sektorin e shëndetësisë, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), realizuam me sukses donacionin , sigurimin e 6 krevateve për Shtëpinë e Shëndetit – Preshevë.

Ky kontribut përfaqëson një mbështetje konkrete për pacientët dhe stafin mjekësor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Njëkohësisht, ky donacion është dëshmi e qartë e rolit të pazëvendësueshëm të diasporës sonë, e cila vazhdon të qëndrojë pranë vendlindjes me veprime konkrete dhe me ndikim.

Shoqata VZHK mbetet e përkushtuar të vazhdojë këtë rrugë bashkëpunimi me partnerët dhe diasporën, duke sjellë iniciativa që përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 22.04.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *