Në fshatin Miratocë të Komunës së Preshevës, drejtori i Shkollës Fillore “Abdulla Krashnica”, z. Gafurr Hyseni, përmbyll me dinjitet rrugëtimin e tij shumëvjeçar në arsim, duke hyrë në pension pas një angazhimi të gjatë dhe të suksesshëm.

Gjatë viteve të drejtimit, ai ka qenë shembull i përkushtimit, korrektësisë dhe vizionit për avancimin e procesit mësimor.

Bashkëpunimi i tij me institucionet dhe me Shoqatën Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ka qenë gjithmonë i hapur, konstruktiv dhe në shërbim të përmirësimit të kushteve për nxënësit dhe shkollën në përgjithësi.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) i shpreh mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke e vlerësuar si një drejtues të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj misionit fisnik të arsimit.

I urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë dhe sa më shumë kohë të bukur pranë familjes dhe më të dashurve

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 02.03.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *