VZHK dhe TIKA shpërndajnë pako ushqimore në Preshevë dhe Bujanoc.

Shoqata “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” (VZHK), në bashkëpunim me TIKA-në, realizoi shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në Preshevë dhe Bujanoc, duke përfshirë familjet me fëmijë jetimë, familjet me persona me aftësi të veçanta dhe familjet në nevojë. Kjo ndihmë sjell lehtësim dhe mbështetje për familjet që kanë më shumë nevojë, duke kontribuar në…

Shefki Jonuzi, Kryetar i VZHK-së, pjesë e iftarit të organizuar nga AK Parti İstanbul

Ishte nder dhe kënaqësi të marrim pjesë në programin e iftarit të organizuar nga AK Parti İstanbul. Në këtë mbrëmje të veçantë, së bashku me përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të Ballkanit, patëm mundësinë të shkëmbejmë ide, të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh. Vizioni…

Kanë filluar punimet për rregullimin e dyshemesë në ambientet e Shkollës Fillore “9 Maji” në Leran – Preshevë.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në infrastrukturën arsimore dhe është një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të mësimit për nxënësit e shkollës. Punimet që po realizohen synojnë jo vetëm sigurimin e një ambienti më të sigurt dhe funksional, por edhe krijimin e një hapësire që nxit kreativitetin, përqendrimin dhe zhvillimin e potencialit…

Me bujqit përfitues të serrave, të cilat i nënshkruam dhe i dhuruam në shtator të vitit 2025, sot po shohim se si kjo mbështetje po merr formë dhe po montohet nga vetë duart e tyre.

Në çdo serrë që ngrihet, rritet besimi se puna e ndershme do të shpërblehet dhe tregon se bujqit tanë nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre. Në këtë rrugëtim, rritet jo vetëm prodhimi vendor, por edhe shpresa për një të ardhme më të sigurt dhe më dinjitoze për gjithë bujqit tanë. Faleminderit shoqatës partnere IHH…

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mërgimtarin nga Presheva, i cili me zemërgjerësi dhuroi 20 pako ushqimore.

Këto pako janë dedikuar për familjet me fëmijë jetim dhe për fëmijët me aftësi të veçanta. Ky akt human është një shembull i gjallë i solidaritetit dhe lidhjes së fortë me vendlindjen, duke dëshmuar se edhe nga larg, zemrat mbeten pranë atyre që kanë më shumë nevojë. Falënderim i sinqertë për këtë kontribut të çmuar…

Organizuam një iftar të përbashkët me Shoqatën ADEMDER nga Turqia dhe Fondacionin ALSAR nga Tirana.

Ky takim nuk ishte vetëm një moment i ndarjes së sofrës së iftarit, por edhe një mundësi e çmuar për forcimin e lidhjeve ndërmjet organizatave tona dhe shkëmbimin e ideve për të ardhmen. Në këtë mbrëmje të bekuar, përveç ndarjes së ushqimit dhe lutjeve, u hodhën hapat e parë drejt fillimit të një bashkëpunimi të…

Në zyrat tona pritëm përfaqësuesit e Shoqatës Ademeder nga Turqia, të cilëve u shprehëm mirëseardhjen dhe mirënjohjen për vizitën e tyre.

Gjatë këtij takimi miqësor patëm mundësinë të bisedojmë për forcimin e bashkëpunimit dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Vizita të tilla janë një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dhe për zhvillimin e iniciativave që kontribuojnë në të mirën e komunitetit tonë. Mirë se vini gjithmonë në Preshevë…

Realizuam projektin e veshmbathjeve për fëmijët jetim dhe fëmijët me aftësi të veçanta, në prag të festës së bekuar të Fitër Bajramit -2026.

Përmes këtij projekti, shumë fëmijë u gëzuan me rroba dhe veshmbathje të reja, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim në zemrat e tyre në këtë periudhë festive. Ky aktivitet humanitar u realizua në partneritet me Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë Fondin Humanitar për Preshevë,me seli në Zvicër , të cilët vazhdimisht tregojnë përkushtim dhe solidaritet ndaj…