Realizuam projektin e veshmbathjeve për fëmijët jetim dhe fëmijët me aftësi të veçanta, në prag të festës së bekuar të Fitër Bajramit -2026.

Përmes këtij projekti, shumë fëmijë u gëzuan me rroba dhe veshmbathje të reja, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim në zemrat e tyre në këtë periudhë festive.

Ky aktivitet humanitar u realizua në partneritet me Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë Fondin Humanitar për Preshevë,me seli në Zvicër , të cilët vazhdimisht tregojnë përkushtim dhe solidaritet ndaj familjeve dhe fëmijëve në nevojë në vendlindje.

Në prag të kësaj feste të madhe, ky kontribut është një dëshmi e solidaritetit dhe humanizmit të diasporës sonë, e cila gjithmonë qëndron pranë komunitetit tonë.

Faleminderit diasporës dhe të gjithë kontribuuesve për mbështetjen dhe mirësinë që po ndani me fëmijët dhe familjet në nevojë.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 17.03.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *