Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mërgimtarin nga Presheva, i cili me zemërgjerësi dhuroi 20 pako ushqimore.

Këto pako janë dedikuar për familjet me fëmijë jetim dhe për fëmijët me aftësi të veçanta. Ky akt human është një shembull i gjallë i solidaritetit dhe lidhjes së fortë me vendlindjen, duke dëshmuar se edhe nga larg, zemrat mbeten pranë atyre që kanë më shumë nevojë. Falënderim i sinqertë për këtë kontribut të çmuar…

Organizuam një iftar të përbashkët me Shoqatën ADEMDER nga Turqia dhe Fondacionin ALSAR nga Tirana.

Ky takim nuk ishte vetëm një moment i ndarjes së sofrës së iftarit, por edhe një mundësi e çmuar për forcimin e lidhjeve ndërmjet organizatave tona dhe shkëmbimin e ideve për të ardhmen. Në këtë mbrëmje të bekuar, përveç ndarjes së ushqimit dhe lutjeve, u hodhën hapat e parë drejt fillimit të një bashkëpunimi të…

Në zyrat tona pritëm përfaqësuesit e Shoqatës Ademeder nga Turqia, të cilëve u shprehëm mirëseardhjen dhe mirënjohjen për vizitën e tyre.

Gjatë këtij takimi miqësor patëm mundësinë të bisedojmë për forcimin e bashkëpunimit dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Vizita të tilla janë një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dhe për zhvillimin e iniciativave që kontribuojnë në të mirën e komunitetit tonë. Mirë se vini gjithmonë në Preshevë…

Realizuam projektin e veshmbathjeve për fëmijët jetim dhe fëmijët me aftësi të veçanta, në prag të festës së bekuar të Fitër Bajramit -2026.

Përmes këtij projekti, shumë fëmijë u gëzuan me rroba dhe veshmbathje të reja, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim në zemrat e tyre në këtë periudhë festive. Ky aktivitet humanitar u realizua në partneritet me Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë Fondin Humanitar për Preshevë,me seli në Zvicër , të cilët vazhdimisht tregojnë përkushtim dhe solidaritet ndaj…

U realizua shpërndarja e këstit të dytë të bursave për studentët për vitin akademik 2025–2026.

Në mbështetjen e vazhdueshme të të rinjve tanë në rrugën e dijes, duke u dhënë atyre mundësi më të mira për zhvillim akademik dhe profesional. Mirënjohje e thellë dhe falënderim i veçantë për organizatën IHH NL, e cila me përkushtim dhe humanizëm po vazhdon të investojë në të ardhmen e studentëve tanë. Kontributi juaj është…

Pas vendosjes së dyerve të reja, investimet vazhdojnë , tashmë me rregullimin e dyshemeve nëpër klasa!

Po rikthehet shpresa për nxënësit e Shkollës Fillore “9 Maji” në Leran, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve dinjitoze për mësim dhe një të ardhmeje më të ndritur për gjeneratat e reja. Faleminderit Edirne Mimar Sinan Vakfı Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim angazhim për arsimin, shpresë për shumë nxënës në Luginën…