Ky takim nuk ishte vetëm një moment i ndarjes së sofrës së iftarit, por edhe një mundësi e çmuar për forcimin e lidhjeve ndërmjet organizatave tona dhe shkëmbimin e ideve për të ardhmen.

Në këtë mbrëmje të bekuar, përveç ndarjes së ushqimit dhe lutjeve, u hodhën hapat e parë drejt fillimit të një bashkëpunimi të ri. Diskutuam mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme, me qëllim që t’i shërbejmë sa më mirë komunitetit tonë, veçanërisht familjeve në nevojë, fëmijëve jetimë dhe grupeve të ndjeshme.
Ky bashkëpunim synon të sjellë më shumë mbështetje, zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë, duke bashkuar përvojat, resurset dhe vullnetin e mirë të të gjitha palëve. Besojmë se kjo është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm, i cili do të ndikojë pozitivisht në jetën e shumë njerëzve.
Falënderojmë sinqerisht Shoqatën ADEMDER dhe Fondacionin ALSAR për praninë, gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar. Zoti e bekoftë këtë iniciativë dhe e bëftë të dobishme për të gjithë.



Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 11.03.2026 Preshevë

