Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mërgimtarin nga Presheva, i cili me zemërgjerësi dhuroi 20 pako ushqimore.
Këto pako janë dedikuar për familjet me fëmijë jetim dhe për fëmijët me aftësi të veçanta. Ky akt human është një shembull i gjallë i solidaritetit dhe lidhjes së fortë me vendlindjen, duke dëshmuar se edhe nga larg, zemrat mbeten pranë atyre që kanë më shumë nevojë. Falënderim i sinqertë për këtë kontribut të çmuar…

