Qëndruam në Prishtinë, në vizitë te Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti

U mirëpritëm me shumë ngrohtësi nga drejtori, z. Xheladin Fazliu, i cili me përkushtim na prezantoi historikun e shoqatës, rrugëtimin e saj humanitar dhe projektet e shumta që kanë prekur jetët e shumë njerëzve në nevojë.

Kjo vizitë nuk ishte vetëm një takim, por një përjetim i veçantë që na dha motivim dhe besim edhe më të madh për të vazhduar rrugën e shërbimit ndaj komunitetit. Ishte një moment i çmuar për të ndarë përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen.

Me respekt dhe mirënjohje, ju falënderojmë për mikpritjen.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 30.03.2026 Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *