Kanë filluar punimet për rregullimin e dyshemesë në ambientet e Shkollës Fillore “9 Maji” në Leran – Preshevë.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në infrastrukturën arsimore dhe është një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të mësimit për nxënësit e shkollës. Punimet që po realizohen synojnë jo vetëm sigurimin e një ambienti më të sigurt dhe funksional, por edhe krijimin e një hapësire që nxit kreativitetin, përqendrimin dhe zhvillimin e potencialit…

Me bujqit përfitues të serrave, të cilat i nënshkruam dhe i dhuruam në shtator të vitit 2025, sot po shohim se si kjo mbështetje po merr formë dhe po montohet nga vetë duart e tyre.

Në çdo serrë që ngrihet, rritet besimi se puna e ndershme do të shpërblehet dhe tregon se bujqit tanë nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre. Në këtë rrugëtim, rritet jo vetëm prodhimi vendor, por edhe shpresa për një të ardhme më të sigurt dhe më dinjitoze për gjithë bujqit tanë. Faleminderit shoqatës partnere IHH…