Category: Projekte dhe Aktivitete
Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi një tjetër aktivitet në mbështetje të sektorit shëndetësor në Luginën e Preshevës.
Në këtë kuadër, u dhurua një aspirator profesional për Ambulantën e Preshevës, pajisje e rëndësishme që do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për pacientët, veçanërisht në rastet emergjente dhe ndërhyrjet mjekësore. Ky donacion është bërë i mundur falë mbështetjes së vazhdueshme nga diaspora jonë, të cilët edhe një…
Kujtimi nga Presheva, i cili me krenari tregon përkushtimin e tij në punë, duke kontribuar çdo ditë për familjen, ndërkohë që mbetet një nxënës shembullor në shkollë.
Në emër të të gjithë bujqve, Kujtimi shpreh mirënjohjen e tij për TIKA për mbështetjen me motokultivator, si dhe për Shoqatën VZHK për mundësinë e ofruar. Bujqit në përgjithësi, e sidomos të rinjtë si Kujtimi, janë motivi ynë më i madh për t’u angazhuar edhe më shumë, që të jemi gjithmonë pranë tyre dhe t’i…
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet VZHK dhe SH.F.”Abdullah Krashnica”
Patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit me Shkollën Fillore “Abdulla Krashnica” Miratoc, të përfaqësuar nga drejtori z. Muhamet Mustafa. Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, duke vendosur theks të veçantë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt e më…
Qëndruam në Prishtinë, në vizitë te Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti
U mirëpritëm me shumë ngrohtësi nga drejtori, z. Xheladin Fazliu, i cili me përkushtim na prezantoi historikun e shoqatës, rrugëtimin e saj humanitar dhe projektet e shumta që kanë prekur jetët e shumë njerëzve në nevojë. Kjo vizitë nuk ishte vetëm një takim, por një përjetim i veçantë që na dha motivim dhe besim edhe…
VZHK vizitë në terren, pranë bujqve përfitues.
Pas shpërndarjes së motokultivatorëve vitin e kaluar (2025), sot filluam vizitat në terren për të parë nga afër përdorimin e tyre dhe ndikimin konkret tek bujqit përfitues në Preshevë dhe Bujanoc. Nga afër po shohim se si kjo mbështetje po lehtëson punën e përditshme të fermerëve, duke rritur efikasitetin dhe duke krijuar kushte më të…
Fasada e Shkolla Fillore “Profesor Ibrahim Kelmendi” – Preshevë , tregon qartë nevojën për ndërhyrje dhe investim.
Me mbi 1.000 nxënës që ndjekin mësimin çdo ditë, kjo shkollë përbën një nga shtyllat kryesore të arsimit dhe zhvillimit të komunitetit. Në këto kushte, është e domosdoshme që ambientet shkollore të jenë të përshtatshme, të sigurta dhe motivuese për nxënësit dhe stafin arsimor. Përmirësimi i infrastrukturës, krijimi i hapësirave moderne për mësim dhe aktivitete,…
Përfunduan punimet në Shkollën Fillore “9 Maji” Leran – Preshevë.
Punimet për rregullimin e dyshemeve në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran – Preshevë kanë përfunduar me sukses. Nxënësit tashmë do të zhvillojnë mësimin në kushte më të mira, në një ambient më të sigurt dhe dinjitoz. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ndërtimit të një të ardhmeje…
Në kuadër të vizitës sonë në Turqi, patëm mundësinë të zhvillonim një bashkëbisedim me deputetin Rifat Sait , nga AK Parti ,parti politike që udhëhiqet nga kryetari i saj z. Recep Tayyip Erdoğan
Në këtë takim , u theksua veprimtaria e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), me angazhimin e saj të vazhdueshëm në realizimin e projekteve sociale, arsimore, bujqësore dhe shëndetësore, si dhe roli i saj në mbështetjen e kategorive në nevojë dhe forcimin e zhvillimit lokal. Bashkëbisedimi u zhvillua në një frymë institucionale dhe miqësore,…
Gjatë vizitës sonë në Turqi, patëm kënaqësinë të vizitonim edhe organizsten tone partnere , Edirne Mimar Sinan Vakfı, ku u pritëm me mikpritje të ngrohtë dhe respekt të veçantë.
Bashkëbisedimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe konstruktive, të karakterizuar nga respekti i ndërsjellë dhe vullneti për shkëmbim përvojash. Takimi na la përshtypje shumë pozitive dhe forcoi ndjenjën e afërsisë dhe mirëkuptimit, duke e bërë këtë vizitë një përvojë të vlefshme dhe frymëzuese. Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 03.02.2025 Preshevë

