Urime Dita e Alfabetit!

Kjo ditë është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, sepse lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen e gjuhës shqipe dhe forcimin e identitetit tonë kulturor. Kongresi i Alfabetit, i mbajtur në Manastir nga data 14–22 nëntor 1908, ishte një konferencë vendimtare ku u mblodhën përfaqësues nga mbarë trojet shqiptare intelektualë, klerikë, mësues e…

Vazhdon aftësimi profesional në rrobaqepësi tradicionale

Në kuadër të projektit për ruajtjen dhe zhvillimin e zanatit tradicional të rrobaqepësisë në Preshevë, po vazhdon trajnimi praktik i pjesëmarrëseve. Gjatë trajnimit, ato po fitojnë njohuri dhe aftësi në qepje, prerje dhe punimin e veshjeve tradicionale. Ky aktivitet synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e aftësive profesionale dhe fuqizimin ekonomik

Përvetësimi i njohurive dhe aftësive themelore në qepjen dhe punimin e veshjeve tradicionale

Në kuadër të projektit “Ruajtja dhe zhvillimi i zanatit tradicional të rrobaqepësisë së shqiptarëve, serbëve dhe romëve përmes kulturës së përbashkët dhe dizajnit bashkëkohor në Preshevë”, ka filluar procesi i trajnimit praktik, i cili synon përvetësimin e njohurive dhe aftësive themelore në fushën e rrobaqepësisë tradicionale. Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset do të njihen me teknikat tradicionale…

30 SERRA BUJQËSORE PËR 30 FAMILJE NGA PRESHEVA DHE BUJANOCI

Në kuadër të aktiviteteve tona për zhvillimin e bujqësisë dhe fuqizimin ekonomik të familjeve, dhuruam 30 sera bujqësore për 30 familje përfituese nga Presheva dhe Bujanoci. Ky donacion synon të mbështesë fermerët lokalë, të krijojë mundësi të reja për prodhim bujqësor dhe të kontribuojë në rritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve. Falënderojmë përzemërsisht partnerin tonë…

VIZITA NË SERRAT BUJQËSORE

Në kuadër të vizitës së përfaqësuesve të organizatës sonë partnere IHH Nederland (IHH NL), së bashku vizituam edhe serrat bujqësore të cilat janë dhuruar më herët për familjet bujqësore në Luginën e Preshevës, në kuadër të projekteve të realizuara nga VZHK në bashkëpunim me IHH NL. Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të takohemi drejtpërdrejt me…

Vazhdojmë të zgjerojmë rrjetin e partnerëve tanë dhe të krijojmë ura të reja bashkëpunimi me institucione, organizata dhe donatorë vendorë e ndërkombëtarë

Me synimin për të sjellë mundësi të reja zhvillimi dhe për të realizuar projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në Luginën e Preshevës. Përmes takimeve, shkëmbimit të përvojave dhe partneriteteve të reja, synojmë të forcojmë kapacitetet tona organizative, të identifikojmë nevojat dhe sfidat e komunitetit dhe të ndërtojmë iniciativa konkrete në shërbim të qytetarëve. Angazhimi ynë…

KURSI PROFESIONAL I RROBAQEPËSISË – GJENERATA E 11-TË

Kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e organizatës sonë partnere IHH Nederland (IHH NL), të cilët vizituan ambientet ku zhvillohet Kursi Profesional i Rrobaqepësisë, gjenerata e 11-të, i organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK). Gjatë vizitës, përfaqësuesit u njohën nga afër me punën praktike të pjesëmarrëseve, procesin e trajnimit dhe rezultatet e…

29 BURSA PËR STUDENTËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

29 BURSA PËR STUDENTËT E LUGINËS SË PRESHEVËS Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në bashkëpunim me partnerin tonë IHH Nederland (IHH NL), ka ndarë gjithsej 29 mbështetje për studentët nga Lugina e Preshevës. Mbështetja përfshin: 25 bursa studentore për studentët që vazhdojnë studimet e tyre universitare. 4 laptopë për studentët që kanë përfunduar…

MBËSHTETJE PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS “NAIM FRASHËRI” NË BUJANOC.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në kuadër të aktiviteteve të saj në mbështetje të arsimit dhe të gjeneratave të reja, realizoi sot shpërndarjen e çantave shkollore dhe mjeteve didaktike për nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me organizatën partnere IHH Nederland (IHH NL) nga Holanda,…

NJOFTIM PËR STUDENTËT

Të gjithë studentët qe janë të përzgjedhur dhe janë në listën si përfitues të bursës nga VZHK , njoftohen se nesër duhet të paraqiten në ambientet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim . Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shoqatës Partnere IHH Nederland Prandaj, kërkohet që të gjithë studentët…