Me synimin për të sjellë mundësi të reja zhvillimi dhe për të realizuar projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në Luginën e Preshevës.

Përmes takimeve, shkëmbimit të përvojave dhe partneriteteve të reja, synojmë të forcojmë kapacitetet tona organizative, të identifikojmë nevojat dhe sfidat e komunitetit dhe të ndërtojmë iniciativa konkrete në shërbim të qytetarëve.
Angazhimi ynë mbetet i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, fuqizimit ekonomik dhe social, përmirësimit të kushteve të jetesës dhe krijimit të mundësive më të mira për fëmijët, të rinjtë, gratë, familjet në nevojë dhe të gjithë komunitetin.
Besojmë se bashkëpunimi, partneriteti dhe përkushtimi i përbashkët janë çelësi për të sjellë ndryshime pozitive dhe rezultate të qëndrueshme.
Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK)
Bashkëpunim sot, zhvillim për të ardhmen!
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 10.11.2026 Preshevë

