Në kuadër të vizitës së përfaqësuesve të organizatës sonë partnere IHH Nederland (IHH NL), së bashku vizituam edhe serrat bujqësore të cilat janë dhuruar më herët për familjet bujqësore në Luginën e Preshevës, në kuadër të projekteve të realizuara nga VZHK në bashkëpunim me IHH NL.

Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të takohemi drejtpërdrejt me fermerët përfitues, të shohim nga afër funksionalizimin e serrave dhe rezultatet e punës së tyre.
Në një atmosferë të përzemërt, përfaqësuesit e IHH NL bashkëbiseduan me bujqit lokalë, dëgjuan përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe rëndësinë që ka kjo mbështetje për zhvillimin e veprimtarisë së tyre bujqësore.

Fermerët shprehën mirënjohjen për mundësinë e krijuar, duke theksuar se serrat u kanë ndihmuar në rritjen e prodhimit, sigurimin e të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të familjeve të tyre.



Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të vlerësuar ndikimin konkret të projekteve në terren dhe për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik lokal.
Faleminderit IHH NL për besimin, mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm!
VZHK – Përkrahim prodhuesit vendorë dhe investojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të Luginës së Preshevës.
#VZHK#IHHNL#Bujqësia#SerratBujqësore#ZhvillimEkonomik#LuginaEPreshevës
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 07.11.2026 Preshevë

