MBËSHTETJE PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS “NAIM FRASHËRI” NË BUJANOC.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në kuadër të aktiviteteve të saj në mbështetje të arsimit dhe të gjeneratave të reja, realizoi sot shpërndarjen e çantave shkollore dhe mjeteve didaktike për nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me organizatën partnere IHH Nederland (IHH NL) nga Holanda, si pjesë e angazhimit të përbashkët për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe për të lehtësuar rrugëtimin e tyre arsimor.

Përmes kësaj nisme synojmë të kontribuojmë në përkrahjen e familjeve, veçanërisht atyre që kanë nevojë për mbështetje, si dhe të sigurojmë që fëmijët të kenë mjetet e nevojshme për të vijuar procesin mësimor me më shumë motivim dhe përkushtim.

Ne besojmë se investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë sonë. Çdo çantë, çdo libër dhe çdo mjet shkollor përfaqëson një mundësi më shumë për fëmijët tanë.

🤝 Falënderojmë IHH Nederland për partneritetin, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve humanitare dhe arsimore në Luginën e Preshevës.

#VZHK#IHHNederland#Arsimi#Bujanoc#NaimFrashëri#MbështetjePërNxënësit

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 07.11.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *