Përvetësimi i njohurive dhe aftësive themelore në qepjen dhe punimin e veshjeve tradicionale

Në kuadër të projektit “Ruajtja dhe zhvillimi i zanatit tradicional të rrobaqepësisë së shqiptarëve, serbëve dhe romëve përmes kulturës së përbashkët dhe dizajnit bashkëkohor në Preshevë”, ka filluar procesi i trajnimit praktik, i cili synon përvetësimin e njohurive dhe aftësive themelore në fushën e rrobaqepësisë tradicionale.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset do të njihen me teknikat tradicionale të qepjes, prerjes, përpunimit dhe dekorimit të veshjeve tradicionale, duke u kushtuar rëndësi elementeve karakteristike të veshjeve të komuniteteve shqiptare, serbe dhe rome.

Përmes punës praktike, demonstrimeve dhe ushtrimeve të drejtpërdrejta, ato do të zhvillojnë aftësitë për realizimin e punimeve tradicionale dhe zbatimin e tyre në krijime të reja me frymë bashkëkohore.

Ky aktivitet synon jo vetëm ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore te gjeneratat e reja, por edhe zhvillimin e kreativitetit, aftësive profesionale dhe mundësive për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave në Preshevë.

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *