Sot pata rastin të takoj koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Beograd, z. Tevfik Vardar.
Gjatë takimit e njoftuam me veprimtarinë dhe projektet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), si dhe shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe projektet që TIKA ka realizuar në Luginën e Preshevës, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë. Gjithashtu, zhvilluam një bisedë konstruktive lidhur me mundësitë e bashkëpunimit…

