Sot ndamë dashuri, gëzim dhe buzëqeshje përmes dhurimit të çantave shkollore për fëmijët e moshës parashkollore në paralelen e ndarë në Bukuroc, në kuadër të Entit Parashkollor “8 Marsi” në Preshevë.

Falënderojmë Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë me seli në Zvicër, si dhe donatorët lokalë nga Lugina e Preshevës, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.
Buzëqeshjet e fëmijëve janë motivimi ynë për të vazhduar me vepra që sjellin gëzim, shpresë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë fëmijët tanë!

