Cantat shkollore u dhuruan edhe për nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Në kuadër të partneritetit me Fondin Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe në bashkëpunim me donatorët lokalë, është përmbyllur me sukses projekti i shpërndarjes së çantave shkollore, i cili përfshiu nxënësit në të tria komunat e Luginës së Preshevës.
Ky projekt synoi të ofrojë mbështetje konkrete për nxënësit dhe familjet e tyre, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit në shërbim të komunitetit.
Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për Fondin Humanitar dhe të gjithë donatorët lokalë ,të cilët me kontributin dhe përkrahjen e tyre bënë të mundur realizimin e këtij projekti.

Së bashku, investojmë në arsim dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë

