Kursi i rrobaqepësisë, i organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), ka hyrë në muajin e dytë të zhvillimit, duke vazhduar me intensitet dhe përkushtim të lartë nga pjesëmarrëset.

Gjatë kësaj periudhe, kursantet po thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale duke:
Mësuar teknika më të avancuara të qepjes
Praktikuar prerjen dhe modelimin profesional të materialeve.
Ky kurs po realizohet me mbështetjen e partnerit tonë të IHH NL, kontributi i të cilit po krijon mundësi reale për zhvillim personal, punësim dhe vetëpunësim.

Falë këtij bashkëpunimi, po forcohet fuqizimi ekonomik i grave dhe po ndërtohen hapa të sigurt drejt pavarësisë profesionale në komunitetin tonë.
Urojmë që muaji i dytë të sjellë edhe më shumë suksese dhe rezultate të shkëlqyera për të gjitha kursantet!
Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 02.03.2026 Preshevë

