Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mërgimtarin nga Presheva, i cili me zemërgjerësi dhuroi 20 pako ushqimore.

Këto pako janë dedikuar për familjet me fëmijë jetim dhe për fëmijët me aftësi të veçanta.

Ky akt human është një shembull i gjallë i solidaritetit dhe lidhjes së fortë me vendlindjen, duke dëshmuar se edhe nga larg, zemrat mbeten pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Falënderim i sinqertë për këtë kontribut të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjeve tona.

Në të njëjtën kohë, theksojmë se VZHK tashmë është një adresë e hapur dhe e besueshme për diasporën, për të kanalizuar ndihmën dhe për të qëndruar sa më afër komunitetit tonë në nevojë. Së bashku mund të bëjmë më shumë, të sjellim shpresë, dinjitet dhe përkrahje konkrete për çdo familje që ka nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *