30 SERRA BUJQËSORE PËR 30 FAMILJE NGA PRESHEVA DHE BUJANOCI

Në kuadër të aktiviteteve tona për zhvillimin e bujqësisë dhe fuqizimin ekonomik të familjeve, dhuruam 30 sera bujqësore për 30 familje përfituese nga Presheva dhe Bujanoci.

Ky donacion synon të mbështesë fermerët lokalë, të krijojë mundësi të reja për prodhim bujqësor dhe të kontribuojë në rritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve.

Falënderojmë përzemërsisht partnerin tonë IHH Nederland (IHH NL) për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve që sjellin zhvillim dhe shpresë në Luginën e Preshevës.

VZHK – Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Së bashku për zhvillim, mundësi dhe një të ardhme më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *