Të ndryshëm, por të barabartë!

Çdo fëmijë meriton të ndihet i barabartë, i përfshirë dhe i vlerësuar. Me këtë frymë, dhuruam çanta shkollore për fëmijët me aftësi të veçanta, duke përcjellë mesazhin se dallimet nuk duhet të na ndajnë, por të na bashkojnë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Qendrës Sociale në Preshevë, në bashkëpunim me Shoqatën e Prindërve të Fëmijëve dhe të Rinjve me Aftësi të Veçanta.

Falënderojmë përzemërsisht Edirne Mimar Sinan Vakfı për mbështetjen dhe për kontributin e tyre në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët.

Sepse çdo fëmijë ka ëndrra, talente dhe të drejtën për të qenë pjesë e shoqërisë.

Të ndryshëm në nevojat tona, të barabartë në dinjitet dhe mundësi!

Vizioni për Zhvillim dhe KooperimShoqata Vizioni

#VZHK#QendraSociale#Preshevë#TëNdryshëmPorTëBarabartë#EdirneMimarSinanVakfı

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *