Në kuadër të vizitës së delegacionit të organizatës Muslimehelfen nga Gjermania, zhvilluam një takim të frytshëm me nënkryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Armend Aliu.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për sfidat me të cilat përballet Lugina e Preshevës, si dhe për nevojat prioritare të qytetarëve në fushat e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare për realizimin e projekteve që sjellin përfitime konkrete për komunitetin.

Falënderojmë z. Armend Aliu për mikpritjen, gatishmërinë për dialog dhe mbështetjen ndaj nismave që synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *