Urime Dita e Alfabetit!

Kjo ditë është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, sepse lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen e gjuhës shqipe dhe forcimin e identitetit tonë kulturor.

Kongresi i Alfabetit, i mbajtur në Manastir nga data 14–22 nëntor 1908, ishte një konferencë vendimtare ku u mblodhën përfaqësues nga mbarë trojet shqiptare intelektualë, klerikë, mësues e patriotë.

Qëllimi kryesor ishte unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, në mënyrë që libri, shkolla dhe kultura të kishin një standard të përbashkët. Vendimi për përdorimin e alfabetit latin ishte një hap gjigant drejt arsimit modern dhe pavarësimit kulturor të shqiptarëve.

22 nëntori, si dita e përfundimit të Kongresit, sot shënohet si Ditë përkujtimore kombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë diasporën shqiptare. Kjo ditë nderon sakrificën, punën dhe vizionin e atyre burrave që vunë themelet e shkollës dhe kulturës sonë bashkëkohore.

Me respekt për gjuhën tonë dhe për të gjithë ata që kontribuuan në mbrojtjen e saj.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 22.11.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *