KURSI PROFESIONAL I RROBAQEPËSISË – GJENERATA E 11-TË

Kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit e organizatës sonë partnere IHH Nederland (IHH NL), të cilët vizituan ambientet ku zhvillohet Kursi Profesional i Rrobaqepësisë, gjenerata e 11-të, i organizuar nga Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK).

Gjatë vizitës, përfaqësuesit u njohën nga afër me punën praktike të pjesëmarrëseve, procesin e trajnimit dhe rezultatet e këtij programi, i cili synon aftësimin profesional dhe fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave.

Kursi realizohet pa pagesë për pjesëmarrëset, duke u ofruar atyre mundësi për të fituar njohuri dhe shkathtësi të reja profesionale.

Mirënjohje e veçantë për IHH NL për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e këtij programi.

VZHK – Krijojmë mundësi, ndërtojmë perspektivë!

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 07.11.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *