29 BURSA PËR STUDENTËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

29 BURSA PËR STUDENTËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), në bashkëpunim me partnerin tonë IHH Nederland (IHH NL), ka ndarë gjithsej 29 mbështetje për studentët nga Lugina e Preshevës.

Mbështetja përfshin:

25 bursa studentore për studentët që vazhdojnë studimet e tyre universitare.

4 laptopë për studentët që kanë përfunduar studimet, si mbështetje për hapat e tyre të ardhshëm profesionalë.

Kjo mbështetje synon të lehtësojë rrugëtimin arsimor të të rinjve dhe të kontribuojë në krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.

Falënderojmë përzemërsisht IHH NL për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm në projektet tona në shërbim të komunitetit.

Të gjithë studentëve u dëshirojmë suksese në studime, arritje të reja dhe një të ardhme të ndritur!

Investimi në arsim është investim në të ardhmen

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 07.11.2026 Preshevë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *