Sot pata rastin të takoj koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Beograd, z. Tevfik Vardar.

Gjatë takimit e njoftuam me veprimtarinë dhe projektet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), si dhe shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe projektet që TIKA ka realizuar në Luginën e Preshevës, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë.

Gjithashtu, zhvilluam një bisedë konstruktive lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të reja në fusha me rëndësi për komunitetin tonë.

Shprehim falënderimet tona për z. Tevfik Vardar dhe TIKA-n për gatishmërinë dhe bashkëpunimin, me shpresën që ky partneritet të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Shërbimi për informim pranë– VZHK-së , 03.11.2026 Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *