Një kurs, shumë mundësi, një hap drejt pavarësisë!

Muaji i dytë i kursit të rrobaqepësisë, në kuadër të gjeneratës së re, po vazhdon me sukses, interesim të madh dhe përkushtim të veçantë nga pjesëmarrëset.

Çdo ditë, përmes mësimit dhe ushtrimeve praktike, gratë po fitojnë njohuri dhe aftësi të reja profesionale, të cilat mund t’i shndërrojnë në mundësi konkrete për punësim, vetëpunësim dhe krijimin e të ardhurave të tyre.

Përtej mësimit të një profesioni, ky kurs përfaqëson një mundësi për të ndërtuar vetëbesim, për të zhvilluar kreativitetin dhe për të hedhur hapa të rëndësishëm drejt pavarësisë ekonomike. Interesimi dhe përkushtimi i pjesëmarrëseve janë dëshmi se investimi në aftësi profesionale krijon mundësi reale për një të ardhme më të mirë.

Një falënderim i veçantë për IHH NL – Holandë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në fuqizimin e grave përmes aftësimit profesional.

Falënderojmë gjithashtu TIKA-n dhe Komunën e Preshevës për bashkëpunimin dhe përkrahjen në realizimin e kësaj nisme me rëndësi për komunitetin tonë.

Ne besojmë se fuqizimi i grave është investim në familje, në ekonomi dhe në zhvillimin e gjithë shoqërisë.

Me dije, punë dhe përkushtim, hapim rrugë drejt mundësive të reja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *