U ndanë certifikatat për gjeneratën e 10-të të Kursit Profesional të Rrobaqepësisë pranë VZHK-së

Sot, në ambientet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) në Preshevë, u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për gjeneratën e 10-të të Kursit Profesional të Rrobaqepësisë.

Pas disa muajsh angazhim, mësim dhe punë praktike, kursantet përfunduan me sukses programin e trajnimit, duke fituar njohuri dhe aftësi profesionale që do t’u shërbejnë për punësim, vetëpunësim dhe zhvillim të mëtejshëm në fushën e rrobaqepësisë.

Ky program vazhdon të jetë një mundësi e rëndësishme për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për një të ardhme më të mirë.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për IHH Nederland (IHH NL), TİKA dhe Komunën e Preshevës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e këtij programi.

Urime të gjitha kursanteve të gjeneratës së 10-të për përfundimin me sukses të trajnimit! U urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional.

Kursi Profesional i Rrobaqepësisë është plotësisht falas (pa pagesë) për të gjitha pjesëmarrëset. Të gjitha shpenzimet e kursit mbulohen nga IHH Nederland (IHH NL).

Së shpejti hapet konkursi për regjistrimin e gjeneratës së 11-të të Kursit Profesional të Rrobaqepësisë pranë VZHK-së. Gratë dhe vajzat e interesuara do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky program falas për aftësim profesional.

Shërbimi për Informim pranë VZHK-së

Preshevë, 14.07.2026

TÜRKÇE

VZHK Bünyesinde Terzilik Mesleki Kursunun 10. Dönemine Sertifika Töreni Düzenlendi

Bugün, Preşova’da Kalkınma ve İşbirliği Vizyonu Derneği (VZHK) bünyesinde, Mesleki Terzilik Kursunun 10. dönemi için sertifika dağıtım töreni gerçekleştirildi.

Birkaç aylık eğitim, çalışma ve uygulamalı faaliyetlerin ardından kursiyerler eğitim programını başarıyla tamamlayarak, terzilik alanında kendilerine istihdam, kendi işlerini kurma ve mesleki gelişim açısından katkı sağlayacak bilgi ve beceriler kazandılar.

Bu program, kadınların ve genç kızların ekonomik olarak güçlenmesine katkı sağlayan önemli bir fırsat olmaya devam etmekte, mesleki becerilerin geliştirilmesine ve yeni imkânların oluşturulmasına destek olmaktadır.

Vizyon Kalkınma ve İşbirliği Derneği, bu programın gerçekleştirilmesindeki sürekli destek ve iş birlikleri için IHH Nederland (IHH NL), TİKA ve Preşova Belediyesi’ne içten teşekkürlerini sunmaktadır.

10. dönem kursiyerlerini başarıyla eğitimlerini tamamlamalarından dolayı tebrik ediyor, mesleki yolculuklarında başarılar diliyoruz.

Mesleki Terzilik Kursu tüm katılımcılar için tamamen ücretsizdir. Kursun tüm masrafları IHH Nederland (IHH NL) tarafından karşılanmaktadır.

🧵 Yakında VZHK bünyesinde Mesleki Terzilik Kursunun 11. dönemi için kayıt ilanı açılacaktır. İlgilenen kadınlar ve genç kızlar başvuru yaparak bu ücretsiz mesleki eğitim programından yararlanabileceklerdir.

VZHK Bilgilendirme Servisi

Preşova, 14.07.2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *