Patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim në Shoqatën Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) përfaqësuesin e organizatës Muslimehelfen nga Gjermania.
Gjatë kësaj vizite prezantuam punën dhe përkushtimin shumëvjeçar të VZHK-së në realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, veçanërisht në fushat e mirëqenies sociale, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Ishte një mundësi e mirë për të ndarë rezultatet e arritura, sfidat me të cilat përballemi dhe vizionin tonë për zhvillimin e mëtejshëm…

