U mirëpritëm me shumë ngrohtësi nga drejtori, z. Xheladin Fazliu, i cili me përkushtim na prezantoi historikun e shoqatës, rrugëtimin e saj humanitar dhe projektet e shumta që kanë prekur jetët e shumë njerëzve në nevojë.
Kjo vizitë nuk ishte vetëm një takim, por një përjetim i veçantë që na dha motivim dhe besim edhe më të madh për të vazhduar rrugën e shërbimit ndaj komunitetit. Ishte një moment i çmuar për të ndarë përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen.

Me respekt dhe mirënjohje, ju falënderojmë për mikpritjen.
Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim
Prishtinë , 30.03.2026

