Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) vazhdoi aktivitetet në mbështetje të arsimit, duke shpërndarë çanta shkollore dhe mjete të nevojshme për nxënësit e SHF „Sami Frashëri“ në Konçul dhe SHF „Profesor Ibrahim Kelmendi“ në Preshevë.

Mbështetja e nxënësve dhe arsimit është investim në të ardhmen. VZHK do të vazhdojë angazhimin për fëmijët dhe institucionet arsimore në Luginën e Preshevës.
Falënderojmë Fondacionin „Edirne Mimar Sinan Vakfı“ nga Edirne për mbështetjen e çmuar, si dhe profesor Adi Bajramin për bashkëpunimin dhe mikpritjen.
Bashkë për më shumë mundësi, dije dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Shërbimi për Informim pranë VZHK-së
30.09.2026, Preshevë – Bujanoc

