Në vazhdën e angazhimit tonë shumëvjeçar për arsimin në Luginën e Preshevës, VZHK ka realizuar projekte të ndryshme në mbështetje të nxënësve dhe shkollave, duke përfshirë çanta dhe pajisje shkollore, bursa, laptopë, renovime dhe përmirësime të infrastrukturës shkollore.
Një nga projektet tona të vazhdueshme është “Çanta për Nxënësit dhe Pajisje Shkollore”, përmes të cilit çdo vit, në bashkëpunim me organizata dhe partnerë, dhurojmë qindra çanta dhe mjete shkollore.
3,650 NXËNËS KANË NEVOJË PËR MBËSHTETJEN TONË
Në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, rreth 3,650 nxënës ndjekin arsimin. Për shkak të papunësisë së lartë dhe vështirësive ekonomike, shumë familje e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet e fillimit të vitit shkollor.
Për një fëmijë, një çantë dhe pajisjet bazë shkollore mund të duken si diçka e vogël, por për familjet në nevojë ato janë një ndihmë e rëndësishme dhe një mundësi që fëmija të fillojë shkollën me më shumë dinjitet, motivim dhe kushte të barabarta për të mësuar.

BËHU PJESË E KËSAJ NDIHME
Me vetëm 15 € mund të mbështesësh një nxënës me çantë dhe pajisje shkollore.
Le të bashkohemi që sa më shumë nga 3,650 nxënësit të mund të fillojnë vitin shkollor të pajisur me mjetet e nevojshme.
TË DHËNAT PËR DONACION
Llogaria në dinarë (RSD):
205-245522-43
Për pagesa në valutë:
KOMERCIJALNA BANKA AD BEOGRAD
Vendi i bankës: Preshevë, Serbi
Foreign Exchange Account: 0070800046651
IBAN: RS35205007080004665143
SWIFT/BIC: KOBBRSBG
Përshkrimi i pagesës:
Donacion për çanta shkollore
15 € nga ju mund të bëhen një buzëqeshje, një mundësi dhe një fillim më i mirë për një fëmijë.
Kontribuo sot. Së bashku t’u japim fëmijëve mjetet që u duhen për të mësuar, për të ëndërruar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

