Në kuadër të vizitës së delegacionit të organizatës Muslimehelfen nga Gjermania, u zhvillua një takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe nevojat me të cilat përballet Komuna e Bujanocit, me theks të veçantë në fushat e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu, u prezantua puna dhe projektet e Shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në realizimin e iniciativave me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Falënderojmë Kryetarin z. Arbër Pajaziti për mikpritjen, bashkëbisedimin konstruktiv dhe gatishmërinë për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Bujanocit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *