Patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin e Bashkëpunimit me Shkollën Fillore “Abdulla Krashnica” Miratoc, të përfaqësuar nga drejtori z. Muhamet Mustafa.

Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, duke vendosur theks të veçantë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt e më funksional për nxënësit.
Përmes këtij partneriteti, synojmë të ndërtojmë një bazë më të fortë për zhvillimin arsimor dhe social të brezave të rinj, duke sjellë investime konkrete dhe ndikim të qëndrueshëm në komunitet.

Në zyrat e Shoqatës “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim” – VZHK.
Preshevë ,09/04/2026

